Politika 9 February 2026, 22:32 Nga VNA

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Memollën, vetëdorëzohet në polici! Rrogozhina pa kryetar

Ndaje në Whatsapp
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetdorëzuar pasditen kesaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës në zbatim të vendimit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë: 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla nuk ishte në seancë kur Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim, dhënë nga Gjykata e Posaçme më 24 janar të vitit 2025. Ai u përfaqësua vetëm nga avokati. Në fuqi u la edhe heqja e së drejtës për të mbajtur funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Treshja e togave të zeza Florjan Kalaj, Daniela Shirka dhe Igerta Hysi vulosën vendimin duke mos pranuar kërkesën për pafajësi apo dënimin alternativ në shërbim prove për Memollën. Kryebashkiaku i Rrogozhinës është hetuar dhe gjykuar në liri, pa masë sigurie. Sipas burimeve bëhet me dije se kryebashkiaku i Rrogozhinës është vetëdorëzuar pasditen e sotme në policinë e Kavajës. Në polici janë vetëdorëzuar gjithashtu edhe Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme