Politika 6 February 2026, 14:44 Nga VNA

Kontrolli punëtor-fshatar 2.0”: Malaj e Çomo inspektojnë gjykatat e Tiranës pa mandat, por me bekimin e partisë

Ndaje në Whatsapp
Kontrolli punëtor-fshatar 2.0”: Malaj e Çomo inspektojnë

Deputetët Erion Malaj dhe Bledi Çomo kanë “inspektuar” sot Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës dhe Gjykatën e Apelit Tiranë. Arsyeja, sipas tyre, lidhet me gjendjen e sigurisë në këto gjykata — kompetencë që në fakt i takon drejtpërdrejt Këshillit të Lartë Gjyqësor. Por mesa duket, KLGJ paska pasur aq shumë ngarkesë sa këtë detyrë ua ka kaluar dy deputetëve socialistë.

Me bekimin e Fatmir Xhafajt, deputetët Malaj dhe Çomo, pa asnjë copë letër në dorë, kanë hyrë dhe kanë “inspektuar” këto dy gjykata. Dhe mirë kanë bërë — për sa kohë gjetën dyert hapur dhe gadishmërinë e drejtuesve të gjykatës së faktit dhe të apelit për t’i pritur dhe shoqëruar në ambiente, pa asnjë mandat zyrtar, dy deputetë që një dreq e di se çfarë kanë kuptuar nga e gjithë kjo.

A mos vallë janë gjeometra që matin hapësirat e sallave të gjyqeve? Apo ekspertë sigurie?

Dhe nëse, siç thotë njëri prej deputetëve, kanë folur edhe për ngarkesën e punës — ç’punë ka një parlamentar t’i qajë hallin gjyqtarit në zyrën e këtij të fundit?

Dikush duhet t’u thotë këtyre dy “gjela” të komisionit Xhafaj se nuk kanë as mandat për këtë inspektim dhe se këto vizita nuk janë të programuara as në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Pra janë dy herë në shkelje të ligjit.

Fotot që publikojnë, në mos turp, janë kaq qesharake sa të kujtojnë “kontrollin punëtor-fshatar” të kohës së diktaturës — një praktikë që atëherë ishte normale për gjykatat. Dhe nga pamja, në fakt, nuk duken aspak larg realizmit socialist të atyre viteve.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme