Politika 30 Shtator 2025, 18:08 Nga VNA

Konflikt’: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare

Ndaje në Whatsapp
Konflikt’: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve

Pas ndryshimit të komisioneve, institucionet e pavarura pritet të raportojnë njëherazi përpara komisionit të Ligjeve dhe komisionit “Xhafaj”, një praktikë që sipas përfaqësuesve të opozitës krijon dyshime dhe konflikt kompetencash.

Me 16 shtator, Partia Socialiste votoi në mënyrë të njëanshme ndryshimin e Rregullores së Kuvendit bashkë me komisionet parlamentare, ku përfshihet edhe konstituimi me karakter të përhershëm i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i njohur ndryshe si komisioni “Xhafaj”.

Por puna e këtij komisioni ka ngritur shqetësime për një ‘konflikt kompetencash’ me Komisionin për Çështjet Ligjore.

Në mbledhjen e parë të komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se raportimet e institucioneve të pavarura kushtetuese do të bëhen në mbledhje të përbashkëta me komisionin “Xhafaj”.

“Që mos t’i thërrasim dy herë për të raportuar për të njëjtën gjë,” u justifikua Manja.

Por kur deputetë të opozitës e pyetën se kush do të drejtojë mbledhjet, Manja u përgjigj me pyetjet retorike “si kush do ta drejtojë?” dhe vetëm pasi u konsultua me formulimet përkatëse në rregulloren e Kuvendit, arsyetoi se “komisioni më i përafërt është komisioni i Ligjeve kështu që kryetari i komisionit të Ligjeve do ta drejtojë”.

Komisioni “Xhafaj” ka të pëshkruar në objektin e punës: “monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit…”.

Sipas Manjës, komisioni i ri bën mbikqyrjen e zbatimit të rezolutave ndaj do të bëhet pjesë e raportimeve dhe “kërkon mirëkuptim derisa sa të krijohet praktika parlamentare…”.

Por vendosja e kësaj praktike u kundërshtua nga deputetë të opozitës si një mbivendosje kompetencash mes komisioneve.

Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi tha se kjo është një detyrë e mirëpërcaktuar në rregullore për komisionin e Ligjeve.

“Kanë krijuar një konfikt,” arsyetoi Bylykbashi për BIRN pas mbarimit të mbledhjes, ndërsa sugjeroi se përfshirja e komisionit “Xhafaj’ në këtë proces lidhej me qëllimet e fshehta të qeverisë për të cënuar organet e drejtësisë.

“Që kur u krijua si komision i posaçëm u kontestua se kishte qëllime të tilla dhe ndaj opozita e bojkotoi, por tani është bërë komision i përhershëm dhe futja në një proces që lidhet me raportimet të organeve të drejtësisë projekton dritë-hijet e këtyre synimeve nesër mbi këto institucione,” shtoi Bylykbashi.

Sipas kalendarit të miratuar të martën, raportimet e institucioneve të pavarura kushtetuese do të mbahen në seanca maratonë nga data 7 deri më 14 tetor, ndërsa procesi duhej të ishte përmbyllur ligjërisht brenda qershorit në legjislaturën e kaluar.

Vitin që shkoi, qeveria tentoi të replikojë një proces në dukje të ngjashëm me reformën në drejtësi përmes të ashtuquajturit “komisioni antikorrupsion” i drejtuar nga Xhafaj, i cili u ngrit mbi një rezulotë të inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe të miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

Por, puna e tij fut në krizë që në nisjen e punës së tij kur institucionet e drejtësisë dhe një numër organizatash të shoqërisë civile refuzuan njëra pas tjetrës që të dërgonin ekspertë pranë komisionit dhe ndërsa u bojkotua nga opozita. Pasi shpenzoi disa muaj duke organizuar tryeza me shoqërinë civile dhe akademikë, komisioni e mbylli punën në korrik pa ndonjë produkt real.

Në sezonin e ri parlamentar, komisioni i posaçëm do të operojë si një komision i përhershëm./Reporter 

 

 

Video

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme