Politika 23 October 2025, 22:18 Nga VNA

Konfirmohet nga Lela: PD po bën gati të botojë librin e ri të zi të zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Konfirmohet nga Lela: PD po bën gati të botojë librin e ri

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Alfred Lela, konfirmoi sot në Euronews se PD ka nisur një proces analize për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, një hap i rëndësishëm në këtë proces është hartimi i “librit të zi” të zgjedhjeve.

“Në këto ditë jemi duke bërë librin e manipulimit të zgjedhjeve dhe halli ishte si ta hollojmë, se del një mijë e ca faqe. E them këtë si diçka alarmante. Do mblidhemi pas 4 vitesh dhe do diskutojmë të njëjtat gjëra. Do mbledh forumet dhe do vendosim se çfarë do të bëjmë. Janë disa aksione që opozita duhet të gjejë një zgjidhje,” u shpreh Lela.

Kujtojmë se ky është “libri i zi” i dytë i zgjedhjeve që përgatit PD, pas atij të zgjedhjeve lokale të mëparshme. Me gjasë ai do të behet gati për botim në ditët kur në Tiranë nis dhe panairi i përvitshëm i librit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme