Politika 5 September 2025, 13:44 Nga VNA

Konferenca për McGonigal/ Berisha fajtor sheh Altin Dumanin: Është skllav i Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Konferenca për McGonigal/ Berisha fajtor sheh Altin Dumanin:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediat foli për detajet e dosjes McGonigal që dolën ditën e djeshme. Por si në çdo dalje, Berisha nuk kurseu as akuzat e radhës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Kësaj radhe kreu i PD tha se Dumani është bashkëfajtor pasi, sipas tij, nuk ka nisur hetimet për kallëzimin që ka bërë opozita për çështjen McGonigal.

“Dosjen e McGonigal opozita e ka dorëzuar me kohë në Skrapin e partisë. Por në pafytyrësi dhe në bashkëfajësinë e tyre, Altin Troplini e ka mbajtur atë në sirtar. Në një kohë kur mjafton të kërkosh zyrtarisht dosjen e gjykatës së SHBA dhe gjithçka e ke të provuar dhe faktuar mbi aktivitetin kriminal të Edi Ramës. Por ai, si skllav, si mercenar i pakarakter, i inkriminuar gjer në palcë, njëlloj siç fsheh mandatin e arrestit për Pojën e Troplinëve, fsheh padinë e opozitës për krimet e shëmtuara të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

SPAK është duke hetuar rastin McGonigal që në vitin 2023, por nuk kanë dalë detaje se në çfazë janë hetimet. Megjithë nxitimin e kreut të PD për dosjen në fjalë, kujtojmë se McGonigal dyshohet se është përdor për të goditur opozitën në vitin 2021, periudhë kur Berisha nuk ishte kryetar i saj.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme