Politika 20 January 2026, 20:02 Nga VNA

Kompjuteri i Altin Dumanit u tentua të hakërohej 425 herë, zbardhen detaje nga dosja e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Kompjuteri i Altin Dumanit u tentua të hakërohej 425 herë,

Kompjuteri i ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet plot 425 herë gjatë periudhës shkurt–mars të vitit të kaluar. Detajet janë zbuluar në emisionin “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën, të transmetuar në News24, që solli informacione të reja nga dosja hetimore për ndërhyrjen në sistemet kompjuterike të disa prokurorëve të SPAK.

Për këtë çështje akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, si dhe dy persona të tjerë, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Sipas gazetarit Xhevair Zhabina, në shënjestër të të njëjtit grup ka qenë edhe drejtuesi aktual i SPAK, Klodian Braho.

Hetimet kanë zbuluar se përmes hakerimit të email-eve të prokurorëve, të akuzuarit dyshohet se kanë siguruar materiale hetimore sensitive, duke përfshirë dosje që lidhen me çështje të rëndësishme penale. Interesi kryesor i Agim Ismailit, sipas dosjes, ishte të mësonte nëse kishte ndonjë hetim të hapur ndaj eprorit të tij politik, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjithçka u zbulua pas veprimtarisë së Zambak Gjonit, ish-punonjës i Drejtorisë së Burgjeve dhe më pas i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, i cili dispononte materiale hetimore me vulë “sekret”. Në mars të vitit 2025, ai i kishte dërguar një pjesë të këtyre dokumenteve një gazetari për qëllime publikimi.

Ky veprim rezultoi vendimtar për zbulimin e skemës, pasi gazetari, pasi konstatoi se bëhej fjalë për materiale në hetim dhe publikimi i tyre do të përbënte shkelje të rëndë ligjore, njoftoi menjëherë SPAK-un. Prokuroria e Posaçme nisi një hetim të brendshëm për rrjedhjen e informacionit, ndërsa Altin Dumani urdhëroi zgjerimin e hetimeve për të identifikuar autorët dhe mënyrën se si materialet kishin dalë jashtë institucionit.

Sipas dosjes hetimore, më 12 mars 2025, Dumani vuri në dijeni prokurorin e çështjes se Zambak Gjoni kishte dërguar administratorit të një portali mediatik dokumente që lidhen me procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022, i cili pason çështjen nr. 277 të vitit 2020 për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Në këtë dosje janë përfshirë emra të njohur si Lefter Koka, Alqi Bllako, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Hetuesit po verifikojnë nëse sigurimi i këtyre materialeve ishte thjesht kuriozitet, siç pretendojnë të akuzuarit, apo nëse qëllimi real ishte shantazhimi i personave nën hetim. Kjo pistë forcohet edhe nga fakti se materiali i gjetur në telefonin e prokurorit të çështjes përputhej plotësisht me dokumentet që Zambak Gjoni kishte shpërndarë jashtë SPAK-ut.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme