Politika 28 August 2025, 09:23 Nga VNA

Komisioni Rregullator dhe listat që Celibashi kërkon të shpallë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Komisioni Rregullator dhe listat që Celibashi kërkon të

Komisioni Rregullator do të mblidhet sot për të shqyrtuar aktet që do të nxjerrin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Mbledhja do të nisë në orën 11:30 dhe Komisioni pritet të miratojë

- numrin e votave,

- numrin e mandateve dhe

- listat emërore

për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore dhe në rang vendi.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate, Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

Deri tani nuk ka më asnjë dyshim për numrin e mandateve të fituara nga çdo forcë politike.

Por, Komisioneri Celibashi me veprimet e veta në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, i ka përcjellë Komisionit Rregullator një listë emërore të manipuluar duke marrë kompetenca që i takojne Kuvendit.

Kështu Komisioneri Celibashi ka pranuar dorëheqje nga mandati ose nga kandidimi (në vartësi të asaj që kandidatet kanë zgjedhur të shkruajnë nëpër letra) pa pasur tagre ligjore për ta vlerësuar dhe miratuar këtë.

Ky është rasti i rradhës i shkeljeve të Komisionerit, por kësaj rradhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nëpërmjet akteve te veta të kundraligjshme, tashmë ka futur në kurth një organ të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve siç është Komisioni Rregullator.

Listat e trukuara të Celibashit kanë reflektuar parimin kushtetues dhe të Kodit Zgjedhor vetëm për rastin e mandatit të vetëm të "Nisma Shqiperia Bëhet" por kanë të pandryshuar pjesën tjetër.

Nëse ato lista do të miratohen në atë gjendje nga Komisioni Rregullator, Celibashi synon të shkarkojë përgjegjësinë e listave të manipuluara tek një organ tjetër i KQZ.

Por ajo që është më e rëndë është tallja me Kuvendin dhe vënia e tij në pozita qesharake kur Kuvendit do i duhet të pranojë si deputetë të zgjedhur nga lista shumë emërore e fiksuar sipas Kodit, ashtu edhe të tjerë të dalë nga lista të ndryshuara të negociuara nuk dihet se si në Zyrën e Komisonerit.

Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, nëse çështja mbyllet sot, për konstituimin e Kuvendit mbetet dekreti i presidentit Begaj.

Dekreti për fillimin e legjislaturës së 11-të pritet të caktojë një datë për seancën e parë të konstituimit të Kuvendit.

Datat e mundshme për këtë janë nga 11 Shtatori -21 Shtator.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme