Politika 19 December 2025, 09:27 Nga VNA

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, shtyhet mbledhja e Komisionit të Etikës

Ndaje në Whatsapp
PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës,

Është shtyrë mbledhja e sekretariatit të Etikës për shkak se kërkohet përjashtimi i shumë deputetëve, kërkohet që të shqyrtohen provat.

Mbledhja është shtyrë për të martën në orën 10:00.

Komisioni i Etikës u mblodh për të shqyrtuar kërkesat e paraqitura nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike, pas incidenteve të ndodhura një ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë deputetët për të cilët kërkohet përjashtimi.

Mazhoranca ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar këtë kërkesë, duke pretenduar se po përjashtohen pa të drejtë dhe duke kërkuar transparencë.

Deputeti Saimir Korreshi deklaroi se mbledhja duhet të jetë e hapur për publikun. “Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që provat të na vihen në dispozicion dhe të jenë publike”, u shpreh ai.

Sipas kërkesës zyrtare të depozituar nga Grupi Parlamentar i PS-së, veprimet e deputetëve të PD-së gjatë seancës plenare janë cilësuar si të mirëorganizuara dhe të koordinuara, duke cenuar zhvillimin normal të punimeve parlamentare.

Për deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet përjashtim 60-ditor nga aktivitetet parlamentare, me argumentin se kanë futur dhe përdorur mjete piroteknike dhe tymuese në sallën e Kuvendit. Po ashtu, ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, të përjashtuar edhe gjatë seancës plenare për shkak të kaosit dhe gjuhës joparlamentare, kërkohet përjashtim 60 ditë.

Për deputeten Elda Hoti kërkohet përjashtim 30-ditor, pasi akuzohet se ka dëmtuar pajisjet e Kuvendit duke shkulur mikrofonët dhe ka goditur punonjës të Gardës. Me 30 ditë përjashtim kërkohet edhe për Gazment Bardhin dhe Sali Berishën, për të cilët mazhoranca pretendon se kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe kanë thyer Kodin e Sjelljes përmes gjuhës së përdorur.

Ndërkohë, PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë të deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi, si dhe të deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti, me argumentin se kanë penguar zhvillimin e seancës parlamentare, kanë shkaktuar kaos dhe kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Gardës.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme