Politika 23 September 2025, 12:16 Nga VNA

Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale rrëzon kërkesën e Veliajt, nuk lejohet të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në arrest prej 10 shkurtit me vendim të GJKKO pas hetimeve të SPAK, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ku pritet të vendoset për shkarkimin e tij.

Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale rrëzoi kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm, me votat e shumicës socialiste dhe disa këshilltarëve të tjerë, ndërsa opozita argumentoi se kryebashkiakut duhet t’i njihet e drejta kushtetuese për t’u dëgjuar para vendimit përfundimtar. Burime bëjnë me dije se edhe SPAK nuk ka dhënë autorizim për pjesëmarrjen e tij.

Mbledhja vendimtare e Këshillit Bashkiak është thirrur në orën 16:00. Propozimi për shkarkimin e Veliajt mbështetet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, që parashikon largimin nga detyra të një kryebashkiaku kur mungon për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Sipas këshilltarëve, Tirana prej muajsh ndodhet pa drejtues të zgjedhur, çka e bën të domosdoshme marrjen e një vendimi. Edhe opozita mbështet shkarkimin, por vetëm duke respektuar procedurën ligjore dhe të drejtën e Veliajt për të folur.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme