Politika 4 September 2025, 18:54 Nga VNA

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së, certifikon zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së, certifikon zgjedhjet e 11

Kolegji Zgjedhor vendosi me shumicë votash rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike, duke e shpallur vendimin përfundimtar dhe të paankimueshëm.

Në vijim të procesit, Kolegji i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dorëzojë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve në të 12 qarqet e vendit.

Partia Socialiste, nga ana tjetër, kërkoi që KQZ të paraqesë jo vetëm vendimet përkatëse, por edhe kërkesat ankimore të bëra për secilin prej tyre.

Avokati i Partisë Demokratike, Eridian Salianji, kundërshtoi këtë kërkesë duke argumentuar se provat e reja nuk kanë lidhje me objektin e çështjes dhe lidhen me vendime që tashmë kanë marrë formë të prerë.

Sipas tij, gjykata po tejkalon kufijtë ligjorë të shqyrtimit gjyqësor, duke u përfshirë në një gjykim të karakterit shtesë, mbi vendime që nuk janë kontestuar nga palët në proces.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme