Politika 13 August 2025, 13:08 Nga VNA

Kolegji Zgjedhor mban peng konstituimin e parlamentit të ri. Pazar për mandatin e Lapajt?

Ndaje në Whatsapp
Kolegji Zgjedhor mban peng konstituimin e parlamentit të ri. Pazar për

Kolegji Zgjedhor, institucioni që duhet të garantojë zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve zgjedhore, po akuzohet se po zvarrit procesin dhe, për rrjedhojë, po pengon konstituimin e parlamentit të ri. Sipas njoftimeve zyrtare, më 13 gusht, ora 10:00, Kolegji do të shqyrtonte kërkesën e “Nisma – Shqipëria Bëhet” për ndarjen e një mandati në Tiranë. Por seanca u shty për në 25 gusht, me arsyetimin se dy gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor, Enkel Peza dhe Artan Çupi, ishin me pushime. Kjo shtyrje ka ngritur dyshime nëse kemi të bëjmë thjesht me një vonesë administrative nga “vapa e gushtit” apo me një pazar politik ende të papërfunduar me aktorët që qëndrojnë pas kandidaturës së Avokatit Adriatik Lapaj. Në këtë “pazar” përflitet se mund të mos jetë vetëm llogaria politike, por edhe interesa biznesi të lidhura me vendimmarrjen përfundimtare mbi mandatin.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti se ankimimi i kandidates së PD, Andia Ulliri, ende nuk ka as datë për shqyrtim në Kolegj. Derisa të përfundojnë të gjitha ankimet, nuk mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Pa shpalljen e këtij rezultati, nuk mblidhet dot Kuvendi i ri, ndërsa Presidenti, sipas afateve kushtetuese, më 1 shtator duhet të nxjerrë dekretin për legjislaturën e re. Pra, çdo vonesë në Kolegjin Zgjedhor nuk është thjesht procedurale, por prek drejtpërdrejt afatet kushtetuese dhe funksionimin e institucioneve.

Kodi Zgjedhor, në nenin 157, përcakton qartë se Kolegji Zgjedhor duhet të gjykojë dhe të vendosë për kërkesëpaditë brenda 10 ditëve nga depozitimi i tyre. Në rastin e Lapajt, ankimi është depozituar më 4 gusht, që do të thotë se afati ligjor për shqyrtimin e tij përfundon më 14 gusht. Vendimi i KAS ka dalë më 30 korrik, pra Kolegji ka qenë në dijeni të çështjes dhe ka pasur kohë për të caktuar seancën brenda afateve. Shtyrja në 25 gusht jo vetëm i tejkalon këto afate, por ngre pyetje serioze për respektimin e ligjit dhe për transparencën e procesit. Kur justifikimi zyrtar janë “pushimet” e dy gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, Enkel Peza dhe Artan Çupi, ndërsa jozyrtarisht përfliten marrëveshje të mundshme politike dhe biznesi, atëherë është e qartë se procesi po humb besueshmërinë dhe se pas skenës po zhvillohen pazare që nuk kanë lidhje me integritetin e zgjedhjeve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme