Politika 30 April 2026, 10:53 Nga VNA

Kokalari shpërthen ndaj PD: “Nuk pranojmë zarfe”, më penguan të dorëzoj kandidimin

Ndaje në Whatsapp
Kokalari shpërthen ndaj PD: “Nuk pranojmë zarfe”, më

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, një nga mbështetëset më të zëshme të Sali Berishës gjatë lëvizjes së “Foltores” dhe betejës për selinë e Partisë Demokratike, është shprehur e zhgënjyer pasi thotë se nuk ka arritur ende të regjistrojë kandidaturën e saj për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Në një status në Facebook, Kokalari shkruan se avokati i saj ka shkuar paraditen e sotme në selinë e PD-së për të dorëzuar dokumentet, por nuk është lejuar të hyjë brenda.

“Në orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: ‘nuk pranojmë zarfe’”, shkruan ajo.

Sipas Kokalarit, avokati i saj ka sqaruar se bëhej fjalë për dosjen e aplikimit të saj për kandidim, ndërsa ajo shton se dokumentet do të dërgohen me postë.

“Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, via text dhe email përpara afatit të skadencës”, shkruan Kokalari, duke e mbyllur reagimin me një koment ironik: “Clowns!!!”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme