Politika 1 August 2025, 18:44 Nga VNA

Kodi i ri Penal, reagon BE në Tiranë: Të shqetësuar për ndikimin negativ në të drejtat e njeriut, lirinë e medias dhe shprehjes

Ndaje në Whatsapp
Kodi i ri Penal, reagon BE në Tiranë: Të shqetësuar për

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar në lidhje me projekt-amendamentet e reja në Kodin Penal, duke shprehur shqetësime serioze për përputhshmërinë e tyre me standardet evropiane të të drejtave të njeriut.

Delegacioni i BE bën të ditur se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve që hartuan këto ndryshime dhe thekson se aktualisht po i shqyrton propozimet. Sipas tyre, disa nga dispozitat mund të cenojnë drejtat themelore të qytetarëve, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të medias.

“Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së. Jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen”, thuhet në deklaratë.

BE thekson nevojën për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent konsultimi me institucionet kryesore të drejtësisë, shoqërinë civile dhe aktorët e shtetit të së drejtës, me qëllim sigurimin e cilësisë më të lartë të legjislacionit.

Në kuadër të negociatave të anëtarësimit, Shqipëria pritet të përafrojë legjislacionin penal me atë të BE-së. Delegacioni nënvizon se përparësi duhet t’i jepet ndryshimeve që lidhen me dekriminalizimin e shpifjes, luftën kundër trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit me të miturit, armëve të zjarrit dhe pastrimit të parave.

BE shpreh gatishmërinë për të ofruar ndihmë teknike gjatë këtij procesi reformimi.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme