Politika 28 February 2026, 20:24 Nga VNA

Koçiu reagon për protestën: Molotovët ndaj Policisë nuk janë protestë, por provokim

Ndaje në Whatsapp
Koçiu reagon për protestën: Molotovët ndaj Policisë

Teksa vijon marshimi i opozitës në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Brendshme, Albana Koçiu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo dënoi  përdorimin e molotovëve dhe aktet që, sipas saj, synojnë përshkallëzimin e situatës.

Koçiu u shpreh se afrimi drejt godinës së Policisë së Shtetit me mjete zjarrvënëse nuk përbën akt proteste, por një provokim të hapur ndaj institucioneve.

“Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës”, shkroi ajo.

Ministrja shtoi se protestuesit “marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit”, ndërsa, sipas saj, janë po ata që qytetarët kanë lënë jashtë pushtetit me votë.

Në reagimin e saj, Koçiu përdori edhe tone kritike ndaj opozitës, duke e krahasuar me “Don Kishotin që grindet me mullinjtë e erës” dhe duke e akuzuar se po e kthen një parti politike në “repart zjarrvënësish”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme