Politika 27 January 2026, 13:40 Nga VNA

Koçiu: Policia nuk ushtroi dhunë, opozita përdori të miturin si mburojë politike

Ndaje në Whatsapp

Koçiu: Policia nuk ushtroi dhunë, opozita përdori të

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, u shpreh se policia e shtetit nuk ka ushtruar dhunë gjatë protestës së opozitës më 24 janar, megjithëse disa persona u plagosën dhe u përdor gaz lotsjellës që rezultoi i skaduar. Ajo theksoi se veprimet e policisë kanë qenë në përputhje me ligjin.

“Policia e shtetit e kreu detyrën më së miri. Ajo nuk ushtronte dhunë ndaj protestuesve; përkundrazi, policia u përball me dhunë. Gjatë tubimit, punonjësit e policisë u sulmuan me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para institucioneve të rëndësishme, dhe 11 prej tyre u lënduan dhe u trajtuan në spital. Policia ka vepruar brenda rregullave dhe ligjit, duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe ruajtjen e karakterit paqësor të protestës. Kur këto thirrje u shpërfillën dhe rreziku u bë evident, policia ndërhyri”, tha Koçiu.

Ministrja komentoi edhe shoqërimin e të miturit, duke theksuar se kjo u bë në përputhje me ligjin dhe vetëm për sigurinë e tij dhe të punonjësve të policisë.

“Gjatë veprimeve të Policisë së Shtetit, u konstatuan sjellje të rrezikshme nga një i mitur 14-vjeçar, i cili gjuante me gurë dhe sende të forta drejt forcave të policisë. Për të mbrojtur jetën e të miturit dhe të policëve, ai u shoqërua për verifikime, sipas ligjit. Në asnjë moment ai nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme apo çnjerëzore”, tha Koçiu.

Sipas ministres, i mituri është përdorur nga opozita si mburojë politike. Ajo shtoi se demokracia nuk ndërtohet me molotovë, sulme ndaj institucioneve dhe dhunë ndaj policisë. Megjithatë, ministrja duket se ka harruar se forca politike ku bën pjesë, është sjell në të njëjtën mënyrë kur ishte në opozitë, duke shkaktuar 21 Janarin ku u vranë katër persona, dhe që sot ende qanë për drejtësinë e munguar në atë protestë të dhunshme.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme