Politika 20 February 2026, 12:54 Nga VNA

Koçiu: Policia nuk mori përsipër protestën e PD për shkak të dhunës, por do të jetë në terren

Ndaje në Whatsapp
Koçiu: Policia nuk mori përsipër protestën e PD për

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, komentoi vendimin e Policisë së Shtetit për të mos marrë përsipër sigurinë e protestës së Partisë Demokratike. Ajo tha se arsyeja lidhet me aktet e dhunës gjatë protestave të mëparshme, por efektivët do të jenë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë, siç parashikon ligji për tubimet.

“Ne e kemi thënë që protestat janë e drejtë kushtetuese për të shprehur bindjet apo opinionet në mënyrë paqësore. Sa i përket faktit që Policia nuk e ka miratuar zhvillimin e protestës, kjo lidhet me veprimet e dhunshme në protestat e kaluara. Policia ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë”, tha Koçiu.

Ajo shtoi se përgjegjës për aktet e dhunës është kushdo që i kryen ato. “Kushdo që kryen veprim të paligjshëm, pavarësisht nëse protesta është me leje apo pa leje, do të procedohet penalisht sipas rregullave në fuqi”, theksoi ministrja.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme