Politika 11 December 2025, 21:28 Nga VNA

"Klodian Braho, ka qenë student me medalje ari!"/ Klodiana Lala: Më shqetësoi niveli i pyetjeve të KLP-së sot!

Ndaje në Whatsapp
"Klodian Braho, ka qenë student me medalje ari!"/ Klodiana Lala:

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. 

Lala tha se mbeti e pakënaqur nga pyetjet që anëtarët e KLP-së i drejtuan kandidatëve. 

"Gjëja e parë që më shqetësoi, niveli i pyetjeve të KLP-së. Zoti Stojani, prokurori ndër më jetëgjatët, sot nuk bëri asnjë pyetje. Duke qenë ndër anëtarët më aktivë, kam patur pritshmëri, se do të bënin pyetje për thelbin, mënyra si kandidatët do të drejtonin SPAK, pyetje për problematikat që ka institucioni, që të mos lidhet me emrat, por të ushtrojë ndjekje penale i pandikuar dhe i pavarur. Nuk dëgjova këto pyetje dhe me thënë të drejtën, disa prej anëtarëve kanë kapacitetin e nevojshëm dhe nuk kuptova pse qëndruan pasivë ditën e sotme.

Ajo që ndjemë, të katër kandidatët, në momentet e para ishin të tensionuar, kishin emocione, përballen pak me opinionin publik dhe nuk janë të mësuar me median. Prania e faktorëve ndërkombëtarë, aty ishin të gjithë përfaqësitë, edhe prania e tyre ishte dozë e shtuar.

Ndërkohë, çfarë kuptohej aty, pjesa më e madhe e anëtarëve të këshillit, nuk u përfshinë në diskutim.

Ky proces duhet të bëhej transparent dhe publik. Shpalosën platforma, dhanë idetë e tyre. Pati momente interesante, për mënyrën si shihnin në raport me presionin politik, ndikimet e mundshme", tha Lala. 

Lidhur me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho, Lala tha se ka një karrierë të gjatë dhe ka hetuar dosje të bujshme. 

"Zoti Braho është i angazhuar me çështjet që lidhen me korrupsionin, prioritet i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Zoti Braho ka mbaruar me medalje shkollën e magjistraturës, ka drejtuar Prokurorinë e Beratit, Vlorës. Ka hetuar shpëtim Gjikën, disa çështje të pronave. Ka hetuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka drejtuar seksionin kundë korrupsionit. Në SPAK ka hetuar aferën 5D, nga ku derivoi çështja e Veliajt, ka patur Toyota Auris, një ndër testet kryesore për të, pasi bëhej fjalë për kolegët e tij. Ka një sërë çështjesh edhe të krimit të organizuar, por është i specializuar për hetimet e korrupsionit, ndryshe nga Xholi dhe Musabelliu, që janë të specializuar më shumë për krimin e organizuar", deklaroi Lala. 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme