Politika 13 February 2026, 12:06 Nga VNA

Kisha 70 mln lekë borxhe, punëtorët pa paguar!”, zbardhet dëshmia e autorit

Ndaje në Whatsapp
Kisha 70 mln lekë borxhe, punëtorët pa paguar!”, zbardhet

61-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili u arrestua pasi grabiti filialin e FiBank mesditën e së enjtes në Tiranë, deklaroi për hetuesit se kishte rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe dhe nuk kishte mundur të shlyente punëtorët.

Fusha rezulton se ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit dhe deklaroi se u detyrua të ndërmerrte një akt të tillë për shkak të borxheve. “Zgjodha të grabisja FiBank, për shkak se aty kishte shkuar edhe në raste të tjera për të kryer pagesat”, tha Fusha.

Bardhyl Fusha shkoi tek filiali i bankës në zonën e ish-parkut të autobuzëve dhe sapo hyri në ambjentet e brendshme qëlloi me armë në dyshime që të largoheshin punonjësit. Sipas dinamikës së ngjarjes, ai u afrua te një nga arkat dhe mori një shumë prej 8 mln lekë të vjetra dhe futi në çantën e tij.

Fusha nuk mundi të largohej nga banka, pasi u arrestua. Ai ishte më origjinë nga Gramshi, por jetonte në Tiranë në një shtëpi me qira.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme