Politika 9 December 2025, 22:08 Nga VNA

“Kështu siç jemi, nuk fitojmë dot”, Salianji: PD duhet të ripërtërihet

Ndaje në Whatsapp

“Kështu siç jemi, nuk fitojmë dot”, Salianji: PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se brenda grupit të tij nuk është shtruar aspak për diskutim çështja e largimit të Sali Berishës nga drejtimi i PD-së. Në një intervitë për News 24, ai theksoi se fokusi i vetëm i takimeve të tij me demokratët është ripërtëritja e partisë dhe rikthimi i meritokracisë. Sipas tij, PD në gjendjen aktuale nuk ka mundësi të fitojë, dhe qëllimi është që partia të jetë fituese.

“Ky diskutim nuk është shtruar. Është një diskutim që mund të ishte që pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk e ka kërkuar asnjë prej nesh këtë deri më sot. Qëllimi është që PD të jetë fituese, për mua. Kështu siç jemi PD nuk fiton dot. Jemi njëherë te qëllimi. A duhet të jetë fituese? Po. PD duhet të të jetë fituese duke i thyer disa kolona që e kanë dëmtuar partinë“, tha ai.

Salianji e sheh opozitën shumë inferiore dhe i duhej një analizë jo vetëm e thellë, por edhe me masa konkrete për riorganizim dhe ndarje përgjegjësish për atë humbje më 11 maj.

“Nuk do bëjmë vetëm analizë, por do mbahen edhe përgjegjësi. A ka përgjegjësi apo jo? Duhet ta bëjmë analizën. Sepse nuk mund ta marrim Messin dhe ta çojmë në një skuadër të dobët, sepse nuk fiton dot”, tha ish-deputeti mes të tjerash.

Ai gjithashtu tha se pas analizës duhet të ndahen edhe funksionet, jo të mbaheshin primare në parti dhe më pas fituesit të mos kandidonin.

 “A duhen ndarë funksionet, a duhet t’i mbajmë Primaret apo jo dhe nëse po a duhet t’i vendosim ata deputetë? A duhet ripërtërirë partia apo jo, a duhet të japim hapësira për këta njerëz në parti, këto duhen diskutuar. Interesi personal është që PD të jetë fituese, njerëzit që kanë sakrifikuar për PD-në dhe kanë dalë më të votuarit të jenë në vendet që kërkojnë dhe meritojnë, interesi është që të rrëzohet Rama, edhe për shkak të dënimit. Duhet te jemi në revoltë”, u shpreh Salianji.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme