Politika 28 January 2026, 11:36 Nga VNA

Këshilli i Mandateve shtyu mbledhjen, Braçe: Balluku nuk ka imunitet

Ndaje në Whatsapp
Këshilli i Mandateve shtyu mbledhjen, Braçe: Balluku nuk ka imunitet

Këshilli i Imunitetit, pritej të trajtonte sot çështjen për mandatin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, kjo gjë nuk ka ndodhur pasi mbledhja u shty.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e socialisteve, të cilët pretendojnë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve të mblidhet pasi të japë vendimin Gjykata Kushtetuese për këtë çështje. Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i pyetur mbi këtë fakt ka deklaruar se Balluku është pa imunitet sa kohë ndaj saj po kryhet një hetim.

“ Nuk ka imunitet sa kohë që eshte duke u hetuar është pa imunitet. Është ngritur një akuzë për të, po hetohet dhe prezumohet e pafajshme deri një vendim të formës së prerë të gjykatës, se në Kuvend çfarë nuk dëgjova. Se si e kordinon punën Këshilli i Mandateve pyesni kreun e Kuvendit”, tha ai.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme