Politika 19 December 2025, 15:59 Nga VNA

Këshilli i Mandateve shtyn pa afat vendimin për Ballukun, deputetët marrin USB-në me 10 mijë faqe prova

Ndaje në Whatsapp

Këshilli i Mandateve shtyn pa afat vendimin për Ballukun,

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë, ku po shqyrtohet kërkesa për heqjen ose jo të imunitetit të deputetes Belinda Balluku, është shtyrë pa u caktuar një datë për mbledhjen e radhës.

Gjatë diskutimeve, deputetët ranë dakord që të marrin në dorëzim materialet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në një USB. Fillimisht pati debate lidhur me faktin nëse dokumentacioni duhej apo jo të dilte nga ambientet e Këshillit të Mandateve, por në fund palët u dakordësuan që deputetët ta marrin USB-në me vete për shqyrtim.

Burime bëjnë me dije se prokurorët kanë sqaruar se materiali mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, duke respektuar procedurat ligjore, si dhe se është dhënë dakordësia që edhe avokati i Ballukut të njihet me provat.

Dosja e përgatitur nga SPAK për të mbështetur kërkesën për heqjen e imunitetit përmban rreth 10 mijë faqe. Për këtë arsye, mbrojtja ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me materialin, ndërsa prokuroria ka qëndruar në afatin maksimal prej 3 deri në 5 ditësh.

Debati ka përfshirë edhe afatin e mbledhjes së radhës. Një pjesë e mazhorancës është shprehur dakord për shtyrjen e seancës deri më 19 janar, ndërsa opozita ka kundërshtuar, duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet më herët, konkretisht të hënën.

Mbledhja u shoqërua me debate të forta dhe, pavarësisht vendimit për shtyrje, nuk u arrit dakordësi mes palëve për një datë konkrete. Ndërkohë, anëtarët e Këshillit të Mandateve kanë marrë USB-në me rreth 10 mijë faqe prova të SPAK ndaj Belinda Ballukut.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme