Politika 9 March 2026, 10:22 Nga VNA

Këshilli i Mandateve kundër SPAK: PS rrëzon kërkesën për arrestimin e Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Këshilli i Mandateve kundër SPAK: PS rrëzon kërkesën

Partia Socialiste ka paraqitur qëndrimin e saj në lidhje me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj deputetes Belinda Balluku.

Taulant Balla bëri të ditur se raporti për këtë kërkesë është dorëzuar tashmë.

“Kemi dorëzuar raportin për kërkesën e SPAK mbi Ballukun”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, lexoi raportin e pesë anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve, duke theksuar se brenda mazhorancës ka dakordësi të plotë për qëndrimin e mbajtur.

“Kemi dakordësi të plotë. Kemi një realitet të ri institucional. Deputetja Belinda Balluku nuk është më pjesë e qeverisë. Për pasojë masa e sigurimit pezullim nga detyra nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale”, tha Manja.

Sipas tij, edhe argumentet për arratisje apo prishje të provave mbeten hipotetike.

“Arratisja dhe prishja e provave ngelet hipotetike, se deputetja në fjalë nuk i ushtron më detyrat ekzekutive”, u shpreh Manja.

Ai theksoi gjithashtu se kjo kërkesë ndryshon nga rastet e tjera që kanë ardhur më parë në Kuvend për masa sigurie.

“Ndryshon nga kërkesat e tjera që kanë ardhur për masa sigurie, sepse nuk është masë sigurimi për herë të parë. Është në fuqi masa për ndalimin jashtë shtetit. Kërkohet arresti për një vepër që po hetohet që nga gushti 2024. Jemi në kushtet që kërkohet zëvendësimi i kësaj mase”, tha Manja.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme