Politika 23 September 2025, 17:14 Nga VNA

Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar unanimisht për shkarkimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Mbledhja u shoqërua me diskutime vetëm nga përfaqësuesit e opozitës të cilët e quajtën këtë vendim të vonuar dhe se Veliaj duhej të shkarkohej dhe për shumë arsye të tjera.  

Ndërsa socialistët i qëndruan deklaratave të kryeministrit duke theksuar se tashmë ka ardhur momenti që kryeqyteti të ketë një drejtues të ri, i cili do të vazhdojë projektet në shërbim të qytetarëve.

Në fund të tre kërkesat e grupeve që kishin të njëjtin qëllim u bashkuan në një dhe u votuan unanimisht nga të gjitha palët. Propozimi tashmë i shkon Këshillit të Ministrave që do të japë fjalën e fundit.

Kushtetuta thotë se në rast shkarkimit të të zgjedhurve vendor, i shkarkuari, në këtë rast Erion Veliaj, ka të drejtë ta ankimojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese, dhe në rast se bën diçka të tillë, atëherë edhe procedura e shkarkimit do të duhet të kalojë filtrin kushtetues, i cili mesatarisht zgjat tre muaj,

Kësisoj, edhe planet e socialistëve për zgjedhje të shpejta në Tiranë, mund të shtyhen për muajt e parë të 2026.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme