Politika 22 September 2025, 11:28 Nga VNA

Këshilli Bashkiak i Tiranës i përgjigjet kërkesës së Veliajt: Nëse s’mund të jeni i pranishëm, dërgoni komentet me shkrim

Ndaje në Whatsapp
Këshilli Bashkiak i Tiranës i përgjigjet kërkesës

Këshilli Bashkiak i Tiranës i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar të marrë pjesë në mbledhjen e së martës, ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij.

Në përgjigjen e dërguar ditën e sotme Veliajt, këshilli thekson se në rast pamundësie për të qenë fizikisht i pranishëm, ai mund t’i dërgojë me shkrim komentet dhe observacionet e tij, të cilat do të administrohen dhe do të bëhen me dije gjatë mbledhjes.

Të premten, Veliaj i kërkoi këshillit të lejohej të merrte pjesë personalisht, duke theksuar se mungesa e tij në punë nuk lidhet me vullnetin e tij, por me një “masë sigurie” disproporcionale dhënë nga gjykata.

Në kërkesën e tij, ai u shpreh se vendimi gjyqësor ka ndërprerë padrejtësisht një mandat kushtetues, duke shtuar se kjo krizë e shkaktuar nga gjykata nuk mund të zgjidhet me një tjetër shkelje të Kushtetutës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt do të zhvillohet të martën, në orën 16:00.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme