Politika 17 December 2025, 10:03 Nga VNA

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon SPAK dhe Burgjeve lejimin e pjesëmarrjes së Erion Veliajt në konsultimet për buxhetin 2026

Ndaje në Whatsapp
Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon SPAK dhe Burgjeve lejimin e

Këshilli Bashkiak i Tiranës i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke kërkuar lejimin e pjesëmarrjes fizike të kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2026.

Në kërkesën zyrtare, Këshilli Bashkiak thekson se pjesëmarrja e kryetarit të bashkisë në këtë proces përbën një detyrim ligjor, të përcaktuar nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, si dhe një element thelbësor për garantimin e bashkëpunimit institucional në çështje me interes publik.

Sipas dokumentit, kërkesa bazohet në Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, ku neni 58, pika 4, i njeh kryetarit të bashkisë të drejtën për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe për të raportuar, ndërsa neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet kryetarit të bashkisë dhe këshillit për çështje të interesit publik.

Po ashtu, Këshilli Bashkiak i referohet edhe Ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ku neni 41 parashikon se kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet atë për miratim Këshillit Bashkiak.

Në këtë kuadër, Këshilli kërkon që, nëse ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet mundësia e lejimit të përkohshëm të pjesëmarrjes së tij fizike në konsultimet për projektbuxhetin, në një nga datat 16–18 dhjetor 2025.

Këshilli Bashkiak shprehet i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me SPAK-un dhe Drejtorinë e Burgjeve për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional, duke kërkuar një përgjigje zyrtare mbi vendimmarrjen e institucioneve përkatëse.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme