Politika 23 February 2026, 17:06 Nga VNA

Kërkoi 1 mln euro dëmshpërblim për prishje imazhi me ministren “Diella”, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha

Ndaje në Whatsapp

Kërkoi 1 mln euro dëmshpërblim për prishje imazhi me

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha.

Në padinë e bërë nga aktorja Anila Bisha në Gjykatën Administrative nda AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Armand Shkurta, i cili edhe u shpreh për kërkesën për sigurimin e padisë, duke e rrëzuar atë.

Kujtojmë se aktorja kërkonte gjithashtu dëmshpërblim prej 1 milionë euro për prishje imazhi. Kjo pasi aktorja e Teatrit Kombëtar, pretendon se imazhi dhe zëri i saj janë përshtatur për avatarin qeveritar ‘Diellën’.

Ajo depozitoi kërkesën në Gjykatën Administrative ku si palë janë Këshilli i Ministrave, Kompania Apel shpk, AKSHI dhe kryeministri Edi Rama.

Deri në përfundimin e procesit gjyqësor, ajo kërkon që të dhënat e saj personale të mos përdoren më.

Aktorja Bisha shprehet se ajo ka patur një kontratë që imazhi i saj të përdorej vetëm si asistente virtuale për shërbimet në e-Albania, dhe se shfaqja e Diellës si ministër, është bërë pa miratimin e saj dhe në shkelje të kontratës.

Në dokumentin dorëzuar në Gjykatën Administrative vihet në dukje se krijimi i avatarit të Ministres Diella është realizuar “pa marrë asnjë miratim paraprak të aktores Bisha për përdorimin e të dhënave, madje dhe pa e vënë atë në dijeni”.

Kur kryeministri e prezantoi Diellën për herë të parë në shtator 2025, aktorja thotë se është ndjerë tërësisht e befasuar kur ka konstatuar se avatari ishte ndërtuar sipas imazhit të saj.

Në dokument po ashtu theksohet se në situatën e krijuar, aktores “i është sekuestruar çdo e dhënë personale (imazh e zë) që përbëjnë tiparet e jashtme identifikuese të saj, dhe duke u përdorur në kundërshtim me ligjin, kanë krijuar një duplikat digjital të paditëses”.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme