Politika 10 December 2025, 22:23 Nga VNA

Këlliçi: Salianji dhe Alimehmeti në PD ashtu si Braçe në PS — mendimi ndryshe është normalitet

Ndaje në Whatsapp
Këlliçi: Salianji dhe Alimehmeti në PD ashtu si Braçe

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, komentoi praninë e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit në aktivitetet e PD-së, duke theksuar se kjo është një situatë krejtësisht normale dhe në përputhje me dinamiken e brendshme të partisë.

“Edhe dje më pyetën çfarë mendimi kisha që Salianji dhe Alimehmeti ishin në foltoren e PD-së. Çfarë mendimi mund të kem për një anëtar të Kryesisë së PD-së dhe një anëtar të Këshillit Kombëtar që marrin pjesë në aktivitetin e partisë së tyre? Është krejt normale,” u shpreh ai.

Këlliçi tha se në PD, ndryshe nga Partia Socialiste, mendimi ndryshe dhe debati janë të natyrshëm, duke shtuar se prezenca e tyre nuk përbën shqetësim.

“Kur ka debat apo mendim ndryshe në PD, nuk shqetësohem. Do të shqetësohesha po të ishin të gjithë në rresht për një, si ushtarë — si në PS,” tha ai.

Duke e krahasuar situatën me atë të mazhorancës, Këlliçi vuri në dukje se edhe deputeti socialist Erion Braçe shpesh shpreh kritika ndaj kolegëve të vet, “por për mendimin ndryshe në PS nuk bëhen emisione”.

I pyetur nëse lëvizjet e fundit kanë kosto për opozitën, Këlliçi u përgjigj se qytetarët janë të interesuar për çështje konkrete që prekin jetën e tyre, jo për debatet e brendshme të partive.

“Qytetarët shqetësohen për rritjen e çmimeve dhe të taksave. Ka më shumë vlerë të flasim për këto probleme dhe për atë që mendon ndryshe PD-ja. Kemi kaluar katër vite duke folur për zhvillimet në PD. Të vazhdojmë prapë? Ky kapitull është mbyllur,” deklaroi ai.

Këlliçi theksoi se opozita duhet të fokusohet te çështjet që prekin xhepin e qytetarëve, duke e konsideruar këtë si prioritetin e vërtetë të debatit publik.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme