Politika 25 October 2025, 18:15 Nga VNA

Këlliçi dhe Salianji bëhen bashkë. A ndajnë të njëjtën ambicie për kreun e PD?

Ndaje në Whatsapp
Këlliçi dhe Salianji bëhen bashkë. A ndajnë të

Belind Këlliçi dhe Ervin Salianji vështirë se mund të bashkohen ndonjëherë për një kauzë politike. Edhe pse të dy militojnë brenda Partisë Demokratike, rrugëtimi i tyre ka qenë gjithmonë i ndarë.

Megjithatë, kohët e fundit, me shumë kujdes, të dy duket se po hedhin hapat e parë drejt një ambicieje të përbashkët — atë për kreun e PD-së. Këlliçi, nëpërmjet mikut të tij Besart Xhaferaj, dhe Salianji, përmes deklaratave të fundit publike, kanë lënë të kuptohet se nuk do ta kishin për bezdi të kandidonin për drejtimin e partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Sot, të dy janë shfaqur në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, dhe bashkë me ta ishte edhe Hysen Kadiu, fituesi i primareve të Tiranës që u la jashtë listës së deputetëve. Ky i fundit ka postuar edhe një foto nga takimi, ku katër politikanët e rinj duken sikur po “gatuajnë” diçka të re.

E vështirë të thuhet nëse kjo “recetë” do të funksionojë në kushtet ku ndodhet aktualisht PD-ja, por sidoqoftë, më mirë të lëvizin ujërat sesa të mbeten të ndenjura për 30 e ca vjet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme