Politika 23 September 2025, 17:53 Nga VNA

KED miraton listën me kandidatët më të vlerësuar për vendin vakant në Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
KED miraton listën me kandidatët më të vlerësuar

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar këtë të martë, më 23 shtator, raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, për të zëvendësuar Holta Zaçajn.

Pas miratimit të raportit tani pritet mbledhja e gjyqtarëve të gjykatës së Lartë, për të vendosur mes tre kandidatëve të parë, se cili prej tyre do të fitojë vendin në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas renditjes së publikuar nga KED, tre kandidatët më të vlerësuar janë Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa.

Kandidatët:

1) Asim Vokshi 89.5 pikë 10

2) Naureda Llagami 89.3 pikë

3) Florian Ballhysa 77.83 pikë

4) Alma Faskaj 77.77 pikë

5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë

6) Alban Toro 74.22 pikë

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme