Politika 13 Mars 2026, 10:57 Nga VNA

Kasowitz publikon raportin e tretë për mangësitë themelore të një procesi të rregullt ligjor, mbi bazën e të cilave kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbahet ende në paraburgim

Ndaje në Whatsapp
Kasowitz publikon raportin e tretë për mangësitë themelore

Kasowitz publikoi sot (10 mars) një raport, që shqyrton mangësitë themelore të një procesi të rregullt ligjor të cilat qëndrojnë në themel të ndalimit dhe ndjekjes së vazhdueshme penale të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Raporti i sotëm plotëson dhe përditëson raportet e mëparshme të publikuara më 24 qershor 2025 dhe 28 tetor 2025.

Raporti i përditësuar për Veliajn trajton dy zhvillime kryesore në çështjen e Kryetarit Veliaj. Së pari, ai vë në pah përpjekjet e prokurorisë – Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) – për të cenuar të drejtën e Kryetarit Veliaj për një gjykim të drejtë. SPAK i ka bllokuar vazhdimisht Veliajt mundësinë për të pasur akses dhe për të shqyrtuar rreth 60,000 faqe prova për t’u përgatitur për gjyqin ndaj tij. Për më tepër, SPAK ka kufizuar mënyrën dhe mjetet përmes të cilave avokati i caktuar nga shteti për Veliajn mund të komunikojë me të lidhur me provat, dhe të përgatisë mbrojtjen e tij. Vetëm dje (9 mars), Gjykata e Shkallës së Parë, e përbërë nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh, hodhi poshtë qëndrimin e SPAK-ut, duke e urdhëruar këtë të fundit t’ia dërgojë dosjen e provave Kryetarit Veliaj për shqyrtim dhe duke shtyrë gjyqin për dy javë. Ndërsa, ky vendim përfaqëson një hap në drejtimin e duhur, mbetet për t’u parë nëse Veliaj mund realisht të shqyrtojë dhe përpunojë një volum kaq të madh provash brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe.

Së dyti, SPAK vazhdon të paraqesë argumente të pabazuara për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Kryetarit Veliaj para gjykimit. Së fundmi, SPAK përmendi aktivitetet lobuese të Veliajt si bazë për të zgjatur ndalimin e tij. Megjithatë, lobimi nuk është ndër kriteret e përcaktuara për të justifikuar ndalimin e një të pandehuri. Ka vetëm një arsye pse SPAK e ka përdorur atë për këtë qëllim: për të ndëshkuar dhe për t’u hakmarrë ndaj Kryetarit Veliaj për ushtrimin e të drejtës së tij demokratike për t’iu drejtuar institucioneve me kërkesa, gjë që në fakt ka nxjerrë në pah shkeljet e shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në çështjen e tij.

“Mbështetja e SPAK-ut tek aktivitetet e ligjshme të avokimit dhe lobimit për të justifikuar vazhdimin e ndalimit të paligjshëm të Kryetarit Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese,” tha Daniel Fetterman, partner në Kasowitz LLP dhe këshilltar ndërkombëtar i Veliajt. “Peticionet drejtuar qeverive dhe të folurit publikisht për çështjen e tij është një e drejtë themelore demokratike dhe jo një bazë për burgosje apo ndëshkim. Pas më shumë se një viti paraburgim dhe shkeljeve të tjera serioze të procesit të rregullt ligjor në çështjen e Kryetarit Veliaj, është e përshtatshme që qeveria amerikane – e cila ndihmoi në krijimin dhe këshillimin e SPAK-ut – të shqyrtojë se çfarë ka ndodhur dhe pse po ndodh kjo. Me anë të letrave drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë, pikërisht këtë po kërkojmë të bëjmë.”

Ekipi i Kasowitz që përfaqëson Kryetarin Veliaj përfshin partnerët Daniel J. Fetterman dhe Brian S. Choi në Nju Jork, si dhe këshilltaren e lartë Clarine Nardi Riddle dhe këshilltarin special David Miller në Uashington, D.C.

Video

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Pra paskemi një TV që pastron para por thjesht kujtohemi për të kur na bezdis me pyetje…

Bilanci i viktimave civile nga fushata ushtarake në Liban po rritet, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh. Më shumë se 200 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa rreth një në çdo dhjetë fëmijë është i zhvendosur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme