Politika 31 July 2025, 10:23 Nga VNA

KAS kërkon hetim ndaj numëruesve të votave: Dyshime për manipulim rezultatesh në disa zona zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
KAS kërkon hetim ndaj numëruesve të votave: Dyshime për

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka kërkuar zyrtarisht kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, të nisë një hetim administrativ për anëtarët e grupeve të numërimit të votave, pas mos përputhjeve serioze të konstatuara gjatë rinumërimeve në qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Dibër.

Në një letër drejtuar Komisionerit, KAS thekson se tabelat e miratuara nga KZAZ-të nuk përputheshin me gjendjen reale të fletëve të votimit në kuti, duke ngritur dyshime për tjetërsim të rezultatit nga anëtarët e GNV-ve.

Hetimi synon të dallojë rastet e thjeshta të shkeljeve administrative nga ato që mund të përbëjnë vepra penale, ndërsa theksohet se disa prej ndryshimeve të konfirmuara pas rinumërimeve kanë qenë të mjaftueshme për të ndikuar rezultatin e kandidatëve. Kërkesa vjen pas ankimeve të subjekteve zgjedhore dhe vendimeve të KAS-it që urdhëruan rinumërim të pjesshëm apo të plotë në disa zona.

 

KËRKESA E PLOTË: 

Në datën 11.05.2025, në Republikën e Shqipërisë u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin. Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave sipas neneve 116 e vijues të K.Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse plotësuan dhe miratuan tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë të zonave përkatëse. Kjo procedurë dhe përgjegjësia e anëtarëve të GNV-ve përcaktohet në nenin 119 të K.Zgjedhor i cili ndër të tjera parashikon se:

"1. Në përfundim të procedurës së përcaktuar në nenin 118 të 8 të këtij Kodi, numëruesi i parë, së bashku me anëtarët e tjerë të Grupit të Numërimit, plotëson tabelën e rezultateve për atë qendër votimi, votimi, sipas sipas forn formularit tip të përcaktuar nga KQZ-ja.

2. Tabela origjinale e rezultateve të votimit, sipas pikës 1 të këtij neni, duke përfshirë edhe kundërshtimet, nëse ka, të anëtarit të Grupit të Numërimit, i dorëzohet menjëherë dorazi KZAZ-së nga Grupi i Numërimit. Kopje e tabelës së rezultateve i jepet çdo anëtari të Grupit të Numërimit dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Nëse ndonjë nga vëzhguesit e subjekteve zgjedhore ka kundërshtime në lidhje me rezultatet e pasqyruara në tabelë, ato shënohen menjëherë në librin e protokollit të KZAZ-së.

Një kopje dërgohet menjëherë në rrugë elektronike në KQZ. KQZ-ja i publikon në faqen e internetit menjëherë rezultatet zyrtare për çdo qendër votimi sapo i merr ato zyrtarisht nga KZAZ-ja. Publikimi duhet të saktësojë se rezultati është paraprak".

Nga dispozita e sipërcituar duket qartë që përgjegjësia për plotësimin e tabelës së rezultateve për çdo qendër votimi, si për subjektet zgjedhore ashtu edhe për kandidatët që i nënshtrohen votimit parapëlqyes, është e anëtarëve të Grupit të Numërimit.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për subjektet zgjedhore dhe kandidatëve që ju nënshtruan votimit parapëlqyes, me vendimet respektive, në zbatim të nenit 123 të K.Zgjedhor, në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ e Zonave Zgjedhore Qarku Dibër, Durrës, Fier dhe Tiranë, vendosët miratimin e Tabelave Përmbledhëse të Rezultatit për këto zona zgjedhore, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025. Kundër këtyre vendimeve, u paraqitën ankime në KQZ nga subjektet zgjedhore konkurruese në zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

Referuar kërkesave procedurale të subjekteve zgjedhore ankimuese, dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, kërkuan nëpërmjet këqyrjes së kutive të votimit për Zonat Zgjedhore Qarku Durrës, Fier dhe Tiranë, rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit si për subjektet zgjedhore ashtu edhe për kandidatët e listave shumemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Në rastin e Zonës Zgjedhore Qarku Durrës, kërkesa për rinumërim/rivlerësim ishte për një pjesë të qendrave të votimit dhe jo për tërë zonën zgjedhore. Ndërkohë sa i përket Zonës Zgjedhore Qarku Dibër, rinumërimi dhe rivlerësimi i fletëve të votimit vetëm për kandidatët e listës shumemërore të subjektit zgjedhor koalicioni "Partia Demokratike - Shqipëria Madhështore", për një pjesë të qendrave të votimit, u vendos me vendim të KAS.

Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave, që u krye nga administrata e KQZ-së (24 grupe numërimi) në kuadër të procesit të kërkuar nga dy anëtarë të KAS-it apo me vendim të KAS-it (për rastin e Zonës Zgjedhore Qarku Dibër) u konkludua me tabela të reja rezultati për këto zona zgjedhore, si për subjektet, ashtu dhe për kandidatët që iu nënshtruan votimit parapëlqyes, përveçse për Zonën Zgjedhore Qarku Dibër që ndryshimet në tabelë u pasqyruan vetëm për kandidatët që ju nënshtruan votimit parapëlqyes për subjektin zgjedhor koalicioni "Partia Demokratike - Shqipëria Madhështore". Këto tabela u miratuan nga KAS-i me vendimet përkatëse, vendime këto që tashmë janë lënë në fuqi edhe nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor.

Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në këto zona provoi në disa raste mospërputhje të theksuara midis tabelave të rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS. Këto mospërputhje duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana Juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave, pasi në zbatim të nenit 19 pika 1 shkronja "b" është Komisioneri ai që drejton dhe mbikëqyr, drejtpërdrejt ose nëpërmjet administratës së KQZ-së, veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve dhe referendumeve.

Hetimi i mëtejshëm administrativ për rastet e sipërcituara është i një rëndësie të veçantë sepse referuar rezultateve të nxjerra nga rinumërimi në procedurën ankimore në KAS, rezulton që, në një numër tabelash të rezultateve të numërimit dhe vlerësimit të votave, mospërputhjet e rezultateve të miratuara nga GNV-të, me ato që rezultojnë në fletët e votimit, janë të tilla që prima facie tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave. 

Ky hetim administrative ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet që formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrenë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova për kryerjen e veprave të caktuara penale në fushën e zgjedhjeve nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme