Politika 18 December 2025, 11:12 Nga VNA

Kaos në Kuvend në seancën e fundit plenare, opozita zapton karriget e ministrave dhe ndez flakadanë

Ndaje në Whatsapp

Kaos në Kuvend në seancën e fundit plenare, opozita zapton

Kaosi ka mbizotëruar në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Që para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës hynë në sallë dhe “zaptuan” karriget e kabinetit qeverisës, duke shkaktuar përplasje me Gardën.

Gardistët u përpoqën t’i largonin deputetët opozitarë, por situata agravoi në përplasje fizike. 

Kaos në Kuvend në seancën e fundit plenare, opozita zapton

Opozita synonte të ndalonte betimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, i cili u zgjodh vetëm me votat e PS dhe me firmat e PD. Megjithatë, Shabani u betua mes kaosit dhe më pas u largua nga salla, duke përshëndetur deputetët e opozitës me puthje.

Kaos në Kuvend në seancën e fundit plenare, opozita zapton

Në nisje të seancës, deputeti demokrat Belind Këlliçi ndezi një flakadan në sallë. Deputetët e opozitës hodhën ujë dhe kartonë votimi në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Mes deputetëve që zunë karriget e ministrave ishin Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Belind Këlliçi. Elda Hoti hodhi ujë në drejtim të gardistëve, ndërsa këta të fundit rrethuan deputetët për t’i larguar nga vendet e zaptuara.

Kaos në Kuvend në seancën e fundit plenare, opozita zapton

Situata vijoi me përjashtime nga seanca. Klevis Balliu u përjashtua, ndërsa Niko Peleshi dha pushim të përkohshëm për t’i kërkuar atij të largohej nga salla. Më pas u përjashtua edhe Flamur Noka, pasi i hodhi ujë një gardisti. Pavarësisht përjashtimeve, deputetët opozitarë vijuan revoltën, duke rrëzuar edhe karrigen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Mazhoranca kaloi direkt në votim, ndërkohë që Garda vijonte përpjekjet për të liruar karriget e ministrave, por deputetët demokratë refuzuan të largoheshin dhe vazhduan të hedhin sende në drejtim të Niko Peleshit.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shfaq live në Facebook nga Kuvendi, duke komentuar situatën dhe duke u dhënë udhëzime deputetëve që të qëndronin te karriget e ministrave. Ai paralajmëroi gjithashtu gardistët për “pasoja të rënda” nëse do të preknin deputetët.

Kaos në Kuvend në seancën e fundit plenare, opozita zapton


Teksa brenda Kuvendit situata ishte jashtë kontrollit, jashtë godinës fibrat e transmetimit të televizioneve u përfshinë nga flakët, duke shkaktuar ndërprerje të transmetimeve live. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme