Politika 7 May 2026, 08:21 Nga VNA

Kandidimi i Berishës në gjykatë, Mereme Sela kërkon bllokimin e procesit në PD/ Suela Xhani vendos për fatin e zgjedhjeve të 23 majit

Ndaje në Whatsapp
Kandidimi i Berishës në gjykatë, Mereme Sela kërkon

Gjyqtarja Suela Xhani është përzgjedhur me short për të shqyrtuar padinë e depozituar nga Mereme Sela ku kundërshton përjashtimin e saj nga gara për drejtimin e partisë. Sela pretendon se skualifikimi është bërë me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë të transparencës procedurale, duke e cilësuar atë si shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave statutore dhe të parimit të barazisë në konkurrim.

Në padi thuhet gjithashtu se organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berisha në kundërshtim me statutin e partisë. Sipas pretendimeve të Selës, neni 46 i statutit, i njohur ndryshe si “neni Basha”, parashikon që kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, Mereme Sela kërkon:

Shpalljen e pavlefshme absolute të vendimit për skualifikimin e saj nga gara për kryetar të PD-së;
Detyrimin e palës së paditur për rikthimin e saj në garë;
Shpalljen e pavlefshme absolute të kandidimit të Sali Berishës;
Konstatimin e shkeljeve të rënda të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;
Vendosjen e masës së sigurimit të padisë, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor të 23 majit 2026 deri në përfundimin e gjykimit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme