Politika 30 September 2025, 21:12 Nga VNA

“Kandidati nuk gjehet kështu” Adriana Kalaja kundërshton takimet e Nokës me aleatët për kandidatin e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
“Kandidati nuk gjehet kështu” Adriana Kalaja kundërshton

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit të Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka kundërshtuar hapur mënyrën se si po zhvillohen negociatat e opozitës për gjetjen e kandidatit për Tiranën. E ftuar në një emisionin, Kalaja u shpreh se kryeqyteti ka nevojë për një kandidat politik të pastër.

"Tirana, në situatën ku është, duhet të ketë një kandidat politik, të pastër, me integritet moral dhe të mos shantazhohet nga pushteti,” – deklaroi Kalaja.

Ajo kritikoi mënyrën e komunikimit dhe negociatat e deritanishme.
“Çfarë është kjo? Sot po takohemi në Rogner me këtë; nesër do takohemi te hoteli tjetër me atë tjetrin… Kjo nuk tregon seriozitet,” – tha Kalaja, duke shtuar se nëse opozita është e vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet për Tiranën, atëherë duhet të ketë një proces të qartë dhe institucional për përzgjedhjen e kandidatit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme