Politika 23 April 2026, 12:07 Nga VNA

Kafshët e braktisura, ujërat e zeza dhe zjarrfikësit, Erion Braçe e ka ndarë mendjen tu “nxijë jetën” ministrave të Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp

Kafshët e braktisura, ujërat e zeza dhe zjarrfikësit, Erion

Ambicia për Bashkinë e Tiranës e ka bërë Erion Bracen edhe më aktiv në parlament dhe më llogarikërues ndaj ministrave të qeverisë socialiste.

Ai bëri për ujë të ftohtë pak ditë më parë ministrin e Bujqësisë, i cili e pati të zorshme të mbrohej në një interpelancë parlamentare për gjendjen në të cilën fermerët janë lënë sot.

Por Braçe nuk e lë me kaq. Një javë më pas, ai ka thirrur për interpelancë 3 ministra të tjerë.

Enea Karakaçin e Infrastrukturës do ta pyesë si po shkon përpunimi i ujërave të zeza në Tiranë,

Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari e ka kërkuar për sistemin zjarrfikës në kryeqytet

Ndërsa i treti, është Ervin Demo, ministër i pushtetit vendor, për trajtimin e kafshëve të shoqërimit- shtëpiake, të braktisura, prej njësive të pushtetit vendor. 

Kafshët e braktisura, ujërat e zeza dhe zjarrfikësit, Erion

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme