Politika 16 September 2025, 22:00 Nga VNA

“Kabineti i qokave” në Kuvend, Spiropali largohet, Peleshi nis nga shkarkimet

Ndaje në Whatsapp
“Kabineti i qokave” në Kuvend, Spiropali largohet, Peleshi nis

Gazetarja Esiona Konomi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se me largimin e Elisa Spiropalit nga posti i kryetares së Kuvendit dhe ardhjen e Niko Peleshit, është shkarkuar në bllok i gjithë kabineti i ish-kryetares. Sipas gazetares, ky është momenti për të treguar sesi kabinetet e Kuvendit shpesh mbushen me emërime për “qokë”, ku një pjesë e mirë e personave të punësuar nuk kanë kryer funksione reale.

Konomi përmend disa shembuj konkretë:
Zëdhënësja e kabinetit, e cila sipas saj nuk ka komunikuar kurrë me gazetarët dhe është marrë vetëm me përgatitjen e materialeve vizuale për rrjetet sociale.

Ish-eurodeputeti Knut Frankestein, i cili ka përfituar 1600 euro në muaj nga buxheti i shtetit.
Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, me pagesë 1800 euro në muaj.
Ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi, gjithashtu me pagesë 1800 euro në muaj, për të cilin gazetarja shprehet se nuk ka dhënë asnjë ekspertizë të dukshme.

Në këtë kabinet, sipas saj, mund të ketë qenë edhe ndonjë parukiere apo grimiere, duke ironizuar mënyrën si janë plotësuar pozicionet.

Përbërja e plotë e kabinetit të Elisa Spiropalit

Evis Fico – Shefe Kabineti

Zhaklina Gjolla – Zëdhënëse
Boralda Lalollari – Këshilltare
Glen Mebelli – Këshilltar
Knut Frankestein – Këshilltar
Kosta Barjaba – Këshilltar
Ejona Isufaj – Këshilltare
Edon Beci – Këshilltar
Enilda Miftari – Këshilltare e jashtme
Liridona Limani – Këshilltare e jashtme
Erisjan Bregu – Sekretar
Danja Peza – Sekretare
Miranda Lila – Eksperte
Lidiana Dushku – Eksperte
Sadi Vorpsi – Ekspert
Megi Zonja – Eksperte e jashtme
Lorenc Vangjeli – Ekspert i jashtëm
si dhe dy pozicione eksperti vakant

Ky informacion, thotë gazetarja në statusin e saj, është siguruar nga një shkresë zyrtare drejtuar Kuvendit në muajin gusht. Përgjigjja erdhi vetëm pas ankesës te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Në reagimin e tij, Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije:

“Aktualisht ky kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me kabinetin e kryetarit të ri të Kuvendit, z. Niko Peleshi”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme