Politika 1 October 2025, 18:22 Nga VNA

Juristi i mirë Begaj!

Ndaje në Whatsapp

Më poshtë paraqitet një pjesë nga arsyetimi i dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, ndërkohë që kryetari i bashkisë ka ushtruar ankim në Gjykatën Kushtetuese, sipas nenit 115 të Kushtetutës.

Presidenti arsyeton:

“Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë ‘për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve’ pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun se ky i fundit ‘dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë nga gjykata’ ose se ‘propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë’, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.”

Por nëse për një moment pranojmë këtë arsyetim, rezulton se gabimi kushtetues i Presidentit është edhe më i thellë. Me këtë logjikë, Presidenti pranon se për shkarkimin e Veliajt, ankimi duhet bërë në Gjykatën Administrative. Atëherë lind pyetja: cili është afati për të ankimuar një VKM për shkarkim ose një vendim të Këshillit Bashkiak që propozon shkarkimin?

A nuk duhej të priste Presidenti ezaurimin e këtij afati dhe, vetëm në rast se nuk kishte ankim, të dekretonte zgjedhjet?

Ligji për Gjykatën Administrative është i qartë: neni 18 parashikon se, në varësi të aktit administrativ, afati për të paraqitur ankim është minimalisht 45 ditë, ndërsa për disa akte të tjera shkon deri në 1 vit.

Pra, edhe duke marrë si të drejtë logjikën e Presidentit, ai duhej të priste të paktën 45 ditë, të verifikonte nëse ishte depozituar ankim dhe të shihte nëse gjykata do të vendoste pezullim. Vetëm pas kësaj mund të dekretonte zgjedhjet.

Ky është përfundimi i pashmangshëm i arsyetimit juridik që vetë Presidenti pretendon se ndjek – një përfundim që nxjerr edhe më qartë në pah shkeljen e tij kushtetuese.

Juristi i mirë Begaj!

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme