Politika 3 March 2026, 15:24 Nga VNA

Jorida Tabaku “zbulon” se çmimet janë rritur, në vitin e 13-të të pushtetit të Edi Rama

Ndaje në Whatsapp

Jorida Tabaku “zbulon” se çmimet janë rritur, në

Në një dalje me dritë të kuruar, me video të montuara estetikisht dhe me ton alarmi kombëtar, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bëri zbulimin që tronditi themelet e ekonomisë shqiptare: çmimet janë rritur.

Pas 13 vitesh qeverisje të Edi Ramës, opozita duket se ka zbuluar se frutat, perimet dhe produktet e fshatit nuk janë më aq të përballueshme sa dikur. Sipas Tabakut, shporta është bërë luks dhe tryeza e pensionistëve po boshatiset për shkak të braktisjes së bujqësisë dhe mungesës së politikave mbështetëse për fermerët.

“Rritja e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar i ka kthyer ato në produkte të ndaluara për shumë familje shqiptare,” theksoi ajo, duke lidhur situatën drejtpërdrejt me taksat e larta, zhvlerësimin e euros dhe mungesën e subvencioneve reale për një sektor që përbën rreth 16% të PBB-së.

Sipas saj, produktet shqiptare po prodhohen gjithnjë e më pak, ndërsa fermerët janë lënë të mbijetojnë mes kostove të rritura dhe një tregu që favorizon importin.

Ironia qëndron jo te fakti që çmimet janë të larta — kjo është e prekshme në çdo treg e supermarket — por te momenti i “zbulimit”. Në vitin e 13-të të pushtetit socialist, kur kriza e çmimeve ka vite që është bërë pjesë e përditshmërisë, alarmi opozitar vjen i paketuar me filtra, ndriçim profesional dhe hashtag-e sensibilizuese.

Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të bëjnë llogaritë para raftit të qumështit dhe tek tezga e domateve, pa luksin e videove me dritë perfekte. Dhe ndoshta presin më kot që partia e Joridës të vijë në pushtet që të ulë çmimet.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme