Politika 23 September 2025, 22:17 Nga VNA

Jorida Tabaku kundër Veliajt: Shumë arsye, por edhe një citim i gabuar i Shekspirit

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku kundër Veliajt: Shumë arsye, por edhe një citim i

Nuk mund të mungonte reagimi i Jorida Tabakut për nisjen e procedurës së shkarkimit të Erion Veliajt. Në një status të gjatë në Facebook, ajo numëron të gjitha paaftësitë dhe mënyrën e shëmtuar të të bërit politikë të Veliajt.

Edhe pse është konsideruar disa herë si rivale e mundshme përballë socialistëve në Tiranë, Tabaku nuk e ka ndërmarrë këtë nismë. Madje, ditë më parë, ajo refuzoi zyrtarisht edhe kandidimin e saj në zgjedhjet e pritshme përballë Ogerta Manastirliut.

Në reagimin e saj, zonja Tabaku nuk e përmend në asnjë rresht Prokurorinë e Posaçme për hartimin e dosjes që mban Erion Veliajn pas hekurave të burgut. A thua se shkarkimi i tij ishte rrjedhojë e betejës opozitare. Por, mesa duket, për të qenë në linjë me kryetarin e partisë, Jorida bën sikur SPAK nuk ekziston dhe rendit vetëm arsyet e saj pse Veliaj nuk duhet të ishte kryetar bashkie.

Deputetja e PD-së nuk harron të citojë në fund edhe Shekspirin, duke shkruar: “Vjen shpejt dita kur duhet të japësh llogari. Pasi, siç mëson dhe Shekspiri, ‘S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.’”

Problemi i vogël është se Shekspiri s’e ka thënë kurrë një fjali të tillë. Maksimumi i tij ka qenë tek “Makbethi”, ku shkruan: “The night is long that never finds the day.” Citimi i zonjës Tabaku është një fjalë e urtë shqiptare.

Epo, ne nuk themi të bëni Diellën ministre të opozitës për fjalë të urta, por mund të konsultoheni edhe me ChatGPT për ndonjë vepër që s’e keni lexuar.

 

Reagimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/16xYnXvXrd/?mibextid=wwXIfr

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme