Politika 21 October 2025, 13:41 Nga VNA

Jorida Tabaku flet si “eksperte e ligjit”, por shmang krizën aktuale të Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku flet si “eksperte e ligjit”, por shmang krizën

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shpërndarë një tekst të gatshëm për median me një copëz të fjalimit që ka mbajtur në një konferencë të zhvilluar me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Sipas tekstit të shpërndarë nga zyra e saj e shtypit, mësohet se zonja Tabaku këtë herë ka marrë përsipër të flasë si eksperte e ligjit – duke u ndalur tek efektet negative të reformës në drejtësi.

Tabaku u ndal edhe te pasojat që solli mungesa për tre vite e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar këtë periudhë si “krizë të demokracisë kushtetuese”.

“Reforma në drejtësi, megjithëse u nis me qëllime të mira dhe me kontribut të rëndësishëm nga Partia Demokratike, e la vendin për tri vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Në atë kohë Shqipëria ishte një shtet pa arbitër kushtetues. Çdo nismë që prekte balancat e pushtetit mbeti pa testin e kushtetutshmërisë. Dhe siç duket, maxhoranca u mësua pa të”, theksoi ajo.

Ndoshta ekspertiza e eksportuar e zonjës Tabaku në çështjet e drejtësisë mund ta kishte bërë më të qartë për të mbajtur një qëndrim për krizën aktuale të Gjykatës Kushtetuese, gjë për të cilën Partia Demokratike dhe kryetari i saj kanë pasur një qëndrim të qartë dhe të fortë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme