Politika 9 December 2025, 18:41 Nga VNA

Jon Keta zgjidhet drejtori i ri i BKH, pritet “ngrohje” në raportet me SPAK

Ndaje në Whatsapp

Jon Keta zgjidhet drejtori i ri i BKH, pritet “ngrohje” në

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Jon Keta është zgjedhur drejtor i BKH me 11 vota pro dhe asnjë kundër. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jon Keta, 37 vjeç, vjen në krye të BKH pas një karriere në rritje në sistemin e drejtësisë. Ai ka shërbyer fillimisht si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-Krimeve të Rënda, më pas si hetues pranë vetë BKH-së dhe, në dy muajt e fundit, si zëvendësdrejtor i komanduar i këtij institucioni.

Emri i tij u miratua nga Komisioni i Përzgjedhjes dhe më pas iu përcoll për votim Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucioni i ngarkuar me ligj për emërimin dhe përfundimin e mandatit të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e konsideruar si struktura më e afërt me SPAK-un në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Jon Keta ka 15 vite eksperiencë në sistemin e drejtësisë dhe njihet për rezultatet në hetimet financiare dhe ato ndaj krimit të organizuar, fusha që përbëjnë edhe boshtin kryesor të dosjeve që trajton SPAK. Procesi i përzgjedhjes u shtri në kohë, duke kapërcyer edhe afatet e fundit të gushtit. Në garë mbetën shtatë kandidatë, ndërsa pas filtrit të pasurisë dhe figurës, një listë e ngushtë iu përcoll Komisionit të Përzgjedhjes të përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Edhe pse flitej për një klimë të ftohtë mes tre prokurorëve për shkak të përplasjeve të mëparshme që lidhen me funksionimin e BKH-së në raport me SPAK-un, kandidatura e Jon Ketës duket se i bëri bashkë. Pritshmëritë janë që me drejtuesin e ri të rikthehet një bashkëpunim normal mes BKH dhe SPAK, pas marrëdhënieve të tensionuara që shoqëruan mandatin pesëvjeçar të drejtoreshës së mëparshme, Aida Hajnaj.

Në fund të mandatit të saj, raportet konfliktuale mes dy institucioneve ishin bërë publike edhe përmes ankesave të ndërsjella, çka pritet të mos përsëritet më, si për vetë KLP-në, ashtu edhe për partnerët ndërkombëtarë.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike edhe fazën e radhës për përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm të SPAK. Më 11 dhjetor do të zhvillohet dëgjimi i katër kandidatëve në garë: Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj.

Më 18 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani, ndërsa drejtuesi i ri i SPAK do të ketë mandat trevjeçar, njësoj si dy paraardhësit e tij.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme