Politika 2 April 2026, 14:11 Nga VNA

"Je peng" Debate në Kuvend Flamur Noka akuzon Ballën dhe Peleshin

Ndaje në Whatsapp
"Je peng" Debate në Kuvend Flamur Noka akuzon Ballën dhe

Në një seancë të tensionuar të Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi ashpër pas fjalës ironike të Taulant Ballës. Noka sulmoi kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke e akuzuar si peng të kryeministrit Edi Rama dhe të “vrasësit të Xhavit Gurrës”.

Gjatë debatit, Noka përmendi edhe çështje të trafikut dhe lidhjeve të dyshuara të personazheve me krimin. Ai bllokoi foltoren, ndërsa Peleshi u detyrua të ndërpriste seancën për një pushim 5-minutësh, duke i tërhequr fjalën Nokës dhe duke paralajmëruar masë disiplinore.

Peleshi: Zoti Noka po ju tërheq fjalën

Noka: S’po kërcet mua se ca tërheq ti. Tërhiq ato 60 mega në Kolonjë se ato të mbajnë peng. Nga ushtar i Ramës, je shndërruar në ushtar të vrasëses të Xhavit Gurrës, si ka ndodhur kurrë kjo që ka ndodhur. Të flasë këtu ne emër të popullit të maxhoranvës, 009, Toyota Yaris, dhe të përfaqësojë pushtetin dhe maxhorancën, ushtari i Suel Çelës, personi 009 që gjendet në dosjet që Britania e Madhe disponon në trafikun e drogës, apo në dosjet e Brukselit, kjo tregon se jeni katandisur në bandë. Ti më dhimbsesh, ai 60 megëshi ty do të tërheqë dhe do të zhburrnojë (I drejtohet Pelshit)
Peleshi: Po merrni masën e dytë disiplinore, s’mund të bëni asgjë me dhunë.
Noka: A të dogji? E vërteta nuk fshihet, mos harroni.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme