Politika 26 Shkurt 2026, 10:26 Nga VNA

Jahti luksoz i Ermal Beqirit në emër të vartëses, SPAK thërret për deklarime Xhenila Tamizin

Ndaje në Whatsapp
Jahti luksoz i Ermal Beqirit në emër të vartëses, SPAK

Vijojnë hetimet e Prokurorisë së Posaçme për pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive e përfshirje në grup kriminal në dosjen e njohur si “AKSHI”.

Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për deklarime Xhenila Tamizin, e konsideruar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Sipas burimeve nga hetimi, në emër të saj rezulton të jetë regjistruar pronësia e një jahti luksoz, që dyshohet se në fakt kontrollohej nga Beqiri.

Nga verifikimet paraprake, mjeti lundrues është sekuestruar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit. Hetuesit po shqyrtojnë rrethanat e kalimit të pronësisë dhe burimin e financimit për blerjen e jahtit, në kuadër të hetimeve më të gjera mbi pasuritë e dyshuara si të pajustifikuara.

Dosja “AKSHI” po hetohet për disa vepra penale, ndër to korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa hetimet mbi rrjetin e personave të përfshirë vijojnë.

Video

Një piton pesë metra i gjatë u pa duke notuar nëpër një rrugë të përmbytur në Bali të Indonezisë. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të menjëhershme që i kthyen rrugët në kanale uji në disa pjesë të ishullit.

Pamje tronditëse nga Milano. ? Tramvaji i linjës 9 shihet duke hyrë me shpejtësi në kthesë, anohet rrezikshëm dhe brenda pak sekondash del nga shinat. Përplasja me një pallat ndodh me forcë të madhe, ndërsa gjithçka është filmuar nga një makinë që ndodhej fare pranë vendit të ngjarjes. Aksidenti në qendër të qytetit la dy viktima dhe disa të plagosur. Pamjet tregojnë qartë momentin dramatik të daljes nga shinat dhe goditjen fatale.

Një spektakël i rrallë natyror është regjistruar në zonën e Karaburun-Sazan, ku është vërejtur sërish prania e fokës së rrallë të Mesdheut. Sipas specialistëve të mjedisit, kjo specie konsiderohet shumë e rrallë për ujërat shqiptare, ndërsa shfaqja e saj vlerësohet si një tregues pozitiv për biodiversitetin detar në zonë.

Kur gënjen duhet ta bësh po kaq mirë sa Evis Sala…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme