Politika 22 January 2026, 11:03 Nga VNA

Ivanka Trump në Shqipëri me makinën e ambasadorit amerikan: Vizitë private apo protokoll shtetëror?

Ndaje në Whatsapp
Ivanka Trump në Shqipëri me makinën e ambasadorit amerikan:

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump ka mbërritur dje në Shqipëri në një vizitë të përqendruar kryesisht në Vlorë dhe investimet e parashikuara atje. Ivanka Trump, një personazh i njohur në politikën ndërkombëtare, së bashku me bashkëshortin e saj ka qenë disa herë më parë në Shqipëri, por këtë herë vizita e saj është rrethuar me më shumë zhurmë dhe mister, edhe për shkak të dinamikës politike në vend.

Ftesa e presidentit Trump për kryeministrin Rama, si drejtues i ekzekutivit shqiptar, për “Bordin e Paqes”, si edhe akuzat e opozitës se Ivanka Trump ndodhet në Shqipëri për një vizitë thjesht private, janë bërë boshti kryesor i lajmeve të 24 orëve të fundit.

Mbrëmë në Vlorë, Ivanka Trump u pa edhe në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ajo që nuk ra shumë në sy ishte makina me të cilën ajo udhëtoi. Një BMW me targa diplomatike të Ambasadës Amerikane, 23 01B, e ka shoqëruar Ivanka Trump gjatë gjithë vizitës së saj në Shqipëri.

VNA mësoi se kjo është makina që përdor ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, çka ngre një pyetje thelbësore: a është kjo një vizitë thjesht private? A mundet që Ambasada e SHBA-së të vërë në dispozicion makinën e numrit një të institucionit për një udhëtim privat?

Është e vështirë të thuhet se ditët e kaluara në Shqipëri, kryesisht në Vlorë, nga ana e Ivanka Trump janë pjesë e një vizite krejtësisht private. Protokolli i shoqërimit të saj përmban elemente shtetërore, të cilat, pa hyrë në detaje apo konspiracione, janë të dukshme dhe të interpretueshme.

Ajo që mbetet fakt është se Ivanka Trump po viziton Shqipërinë si pjesë e një protokolli ku Ambasada e SHBA-së është e përfshirë seriozisht në sigurinë dhe protokollin zyrtar të saj.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme