Politika 11 Gusht 2025, 17:40 Nga VNA

Ishulli i Sazanit u shit, por Berisha ende “nuk di gjë”!

Ndaje në Whatsapp
Ishulli i Sazanit u shit, por Berisha ende “nuk di gjë”!

Në një kohë kur të gjitha mediat ndërkombëtare dhe vendase flasin për ishullin e Sazanit, i cili thuhet se i është dhënë çiftit Ivanka Trump dhe Jared Kushner, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ende nuk është në dijeni. Të paktën kështu deklaroi vetë në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku u shpreh se nuk ka informacion që ishulli të jetë shitur.

Madje, Berisha u tregua parimisht dakord me veprimin e qeverisë, duke theksuar se legjislacioni shqiptar lejon dhënien e pronave me 1 euro për investitorët strategjikë.

"Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje. Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë", tha Berisha.

Domethënë kreu i PD  i cili përdit reagon për çdo veprim të qeverisë, nuk qenka në dijeni për ishullin e Sazanit, që përveç se e kanë marrë vesh të gjithë shqiptarët, është kthyer në kryelajm edhe në mediat e huaja. Sigurisht që Berisha dhe PD janë në dijeni të këtyre fakteve, por kanë vendosur të mos e kundështojë këtë projekt, pasi bëhet fjalë për familjen e Donald Trump.

Ndoshta edhe nga shpresa se presidenti i SHBA do të rrëzojë qeverinë e Ramës apo do të heq “non gratën” e tij, kreu i opozitës shfaqet i habitur për "shitjen" e ishullit, dhe është një nga rastet e rralla kur Sali Berisha ka zgjedhur të mos ketë dijeni.

Për ta bërë më të qartë qëndrimin e tij, mjafton të kujtojmë se opozita nuk ka kundërshtuar asnjëherë publikisht projektin e Kushner në Sazan. Dhëndri i Donald Trump, që në janar të këtij viti, ka marrë statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Edhe figura të tjera të opozitës, kur pyeten për këtë çështje, shprehen se “PD nuk është kundër biznesit”.

Në këtë situatë, Berisha do të dukej më i sinqertë nëse do të deklaronte hapur se është dakord me dhënien me 1 euro të ishullit të Sazanit, sesa të mundohej të fshihej pas deklaratave kontradiktore. Sepse, për një herë, të thuash troç është më pak e dëmshme sesa të bësh sikur nuk di asgjë.

 

Video

Rakip Suli i ka kursyer shtetit 200 euro për çdo fëmijë në kopësht…thjesht nuk ka llogarit sa ka fut në xhep vetë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit, në aksin “Levan–Tepelenë”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 39-vjeçare. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forcat amerikane dhe izraelite zgjeruan bombardimet ndaj Iranit të shtunën në mbrëmje, duke goditur edhe depo karburanti pranë Teheranit. Ndërkohë, udhëheqja iraniane u zotua se do të vazhdojë sulmet hakmarrëse dhe se armiqtë e vendit do të “paguajnë çmimin” për sulmin ndaj Iranit.

Një burrë pakistanez është vrarë në Dubai pasi fragmente metalike nga një ndërhyrje ajrore ranë mbi automjetin e tij në zonën Al Barsha, kanë konfirmuar autoritetet. Zyra e mediave e Dubait njoftoi gjithashtu se autoritetet kanë menaxhuar edhe një incident tjetër ku mbetje nga qielli ranë mbi fasadën e një prej kullave në zonën Dubai Marina, si pasojë e një ndërhyrjeje të suksesshme ajrore. Sipas autoriteteve, nga ky incident nuk pati të lënduar. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar një bazë ushtarake amerikane në zonën e marinës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme