Politika 27 September 2025, 17:04 Nga VNA

Ish zyrtari i PD, Kadilli vetë ofrohet për Bashkinë e Tiranës: Garoj, por jo për fasadë

Ndaje në Whatsapp
Ish zyrtari i PD, Kadilli vetë ofrohet për Bashkinë e

Ish-zyrtari demokrat, Fatbardh Kadilli, është shprehur i gatshëm të kandidonte për Bashkinë Tiranë, nëse do të merrte një ofertë, teksa shtoi se për ta bërë këtë, do të duhej një bashkim i vërtetë mes forcave opozitare.

Megjithatë, ai shtoi në një intervistë në A2 CNN se nuk ishte fjala vetëm për të, por në gjetjen e një projekti përbashkues për opozitën, gjë e cila sipas tij, do të çonte në fitoren e kandidatit të opozitës në Bashkinë Tiranë.

Kadilli vijoi më tej duke thënë se opozitës i duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri.

“Do isha i nderuar të kisha përgjegjësinë e një sfide të tillë për Tiranën. Por kjo si çdo gjë ka një por. A ka një bashkim të vërtetë? A ka një reflektim të vërtetë? A do heqim dorë nga strategjitë dhe makinacionet për të fshehur të vërtetën dhe për të kontribuar të gjithë? A do arrijmë të bashkojmë të gjithë spektrin opozitar? Nëse këto janë të mundshme, unë do isha i nderuar të kisha një sfidë të tillë. Por nuk është fjala për mua. Është fjala për të gjetur një projekt politik përbashkues. Dhe këtu kam parasysh njerëz që kanë vullnetin të kuptojnë.

Ne kemi një PD në degradim në opozitë, kemi disa parti që më saktë janë kryetarë pa parti, kemi edhe një lëvizje radikale majtas, puritane në dukje, që ka ardhur në ngjitje. Dhe sfida e tyre është strategji efektive për ta, për të marrë vota maksimalisht. Dhe ku qëndron avantazhi i tyre? Duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri”, tha mes të tjerash Kadilli.

Video

Teksa në orën 17:00 pritet të nisë seanca e Parlamentit, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar protestën e radhës, Policia ka shtuar masat e sigurisë përreth godinës. Parlamenti është rrethuar me kangjella metalike, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e perimetrit të sigurisë gjatë zhvillimit të seancës dhe protestës së paralajmëruar. Nga pamjet në terren shihet një prani e shtuar e forcave të Policisë, ndërsa punonjësit po merren me vendosjen dhe sistemimin e kangjellave në zonën përreth godinës.

Për pak kohë kemi kaluar nga Gysi te Diella…

Nga Reforma në Drejtësi te pazari i 84 votave: si nisi kriza e pagave të magjistratëve.

Bojkoti për shkak të pagave është shtrirë në Gjykatën e Tiranës, si në Dhomën Civile ashtu edhe në atë Penale, por edhe në Gjykatën e Apelit. Administrata ka ndërprerë shërbimet, pasi ende nuk ka marrë pagën e muajit gusht.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme