Politika 15 April 2026, 09:10 Nga VNA

Ish-ministrja socialiste demaskon Ramën me diasporën: Fasadë, im bir nuk u pranua tek AKSHI, rryshfeti ishte arsyeja......

Ndaje në Whatsapp

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi e cila është shkëputur prej vitesh nga Shqipëria dhe punon e jeton e pavarur në Vienë, ka bërë një rrëfim që i çjerr maskën Edi Ramës dhe ftesës së tij me dorë të shtrirë, për të kthyer diasporën të vijë të investojë në vend.

Ajo tregon historinë e saj dhe të birit, ekspert në teknologji dhe mbrojtje kibernetike.

Meksi tregon se pasi Shqipëria u sulmua, i biri, dhe kompania e tij ndërkombëtare u shkruan institucioneve shqiptare për të ofruar ndihmë, por nuk morën asnjë përgjigje, as edhe refuzuese.

“Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi. Kur më pas mësuam për shifra të mëdha investimesh, u kuptua edhe më qartë arsyeja e mungesës së përgjigjes. Si mund të dyfishohen projektet nga 2 në 4 milionë? Si mund të operojë një kompani serioze në një sistem ku ryshfeti bëhet pjesë e lojës? Dhe në fund arrin në përfundimin e dhimbshëm: “Më mirë që nuk mora përgjigje, sesa të përfshihesha në atë realitet.””,-shkruan ish ministrja Meksi.

Ajo ngre pyetjen se për çfarë ja vlejti konkretisht Samiti i Diasporës?

“Shumë të rinj sot me gjithë dëshirën për të kontribuar,  përballen me mungesë dëgjimi, mungesë meritokracie dhe një sistem që më shumë se aftësinë favorizon lidhjet klienteliste. Dëshira për të kontribuar ekziston dhe është e sinqertë. Ajo që kërkohet është një qasje më e hapur, më e përgjegjshme dhe e bazuar në meritë, në mënyrë që këto energji dhe kapacitete të mos mbeten të pashfrytëzuara. Vetëm kështu samitet mund të kthehen në besim dhe kontribut konkret për vendin; ndryshe, rrezikojnë të mbeten thjesht fasadë”,-shton Ermelinda Meksi.

Ajo përfundon duke thënë se historia e të birit, është vetëm një ilustrim, mes qindra historish të të rinjve në diasporë.

 

Ish-ministrja socialiste demaskon Ramën me diasporën: Fasadë, im

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme