Politika 18 March 2026, 12:39 Nga VNA

Ish ministri Lleshaj: Paradoksi i Shqipërisë mes sanksioneve ndaj Iranit dhe anëtarësimit në Organizatën e Bashkepunimit Islam

Ndaje në Whatsapp
Ish ministri Lleshaj: Paradoksi i Shqipërisë mes sanksioneve ndaj

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me qëndrimin e fundit zyrtar të Tiranës ndaj Teheranit, duke e cilësuar si "absurd" pozicionin e dyfishtë ku ndodhet vendi ynë. Ndonëse ai e përshëndet klasifikimin e Iranit si shtet nxitës i terrorizmit, Lleshaj thekson se mbetet e pakuptimtë prania e Shqipërisë në të njëjtën organizatë me këtë vend.
"Krejt i mirëkuptueshëm vendimi i sotëm i Shqipërisë, që e konsideron Iranin si një vend nxitës të terrorizmit. Ndërsa pjesëmarrja e Shqipërisë, si i vetmi vend europian, në Organizatën e Bashkëpunimit Islam së bashku me Iranin tani bëhet edhe më absurde,"-shkruan ish ministri.
Gjatë seancës së djeshme, Kuvendi i Shqipërisë votoi një rezolutë ku e konsideron zyrtarisht Iranin si një vend financues të terrorizmit. Ky hap pason ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike që Shqipëria ndërmori dy vite më parë, duke e çuar përplasjen në një nivel të ri ligjor dhe politik.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata e dytë më e madhe ndërqeveritare pas OKB-së, me 57 shtete anëtare. Ajo synon të jetë "zëri kolektiv i botës myslimane" dhe të mbrojë interesat e tyre në sferën ekonomike, politike dhe sociale.
Siç vëren edhe Lleshaj, Shqipëria është i vetmi vend evropian në këtë organizatë. Fakti që Shqipëria ulet në të njëjtën tryezë me Iranin brenda kësaj organizate, ndërkohë që e etiketon atë si shtet terrorist, përbën një kontradiktë të fortë në diplomacinë tonë të jashtme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme