Politika 13 March 2026, 11:27 Nga VNA

"Irani do përdorë çdo mjet kundër Shqipërise"/ Ministri Hoxha: S’kemi mbyllur ambasadat në Lindjen e Mesme, 17 shqiptarë janë evakuuar

Ndaje në Whatsapp
"Irani do përdorë çdo mjet kundër

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, raportoi në Komisionin për Punët e Jashtme mbi situatës e krijuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se që në fillim të krizës është ngritur një shtab i posaçëm që punon 24 orë në kontakt me përfaqësitë diplomatike në vendet e prekura.

Sipas tij, Shqipëria është prekur në aspektin politik dhe humanitar nga zhvillimet në rajon, edhe për faktin se në vendet e përfshira nga kriza jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë. Për këtë arsye, siguria e tyre mbetet prioritet i qeverisë dhe i shërbimit diplomatik.

Ministri bëri të ditur se në fillim të konfliktit në rajon ndodheshin 2.962 shtetas shqiptarë rezidentë, ndërsa 543 të tjerë kishin qëndrim të përkohshëm. Nga ambasadat shqiptare janë kontaktuar individualisht 2.511 shtetas, që përbëjnë rreth 85% të totalit.

Nga këta:

138 shtetas kanë shprehur interes për t’u larguar nga zonat e konfliktit;
703 shtetas janë asistuar ose udhëzuar për largim në mënyra të ndryshme;
rreth 24 persona janë larguar individualisht;
45 shtetas janë planifikuar të largohen përmes kanaleve të sigurta të transportit;
ndërsa 17 qytetarë shqiptarë janë evakuuar me ndihmën e shteteve të treta.

Hoxha theksoi se vështirësia më e madhe ka qenë për shqiptarët që ndodhen në Iran, për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe organizatën homologe Gjysmëhëna e Kuqe për t’u ofruar ndihmë dhe për t’i nxjerrë ata nga territori iranian.

Ministri nënvizoi gjithashtu se, ndryshe nga disa vende të tjera, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë nga ambasadat në vendet e prekura nga kriza, duke vlerësuar të domosdoshme praninë e diplomatëve në terren për të ndihmuar qytetarët shqiptarë.

Gjatë raportimit, Hoxha iu referua edhe sulmit të fundit kibernetik ndaj sistemit të Kuvendit të Shqipërisë, për të cilin tha se lidhet me aktivitetet armiqësore të Iranit.

Sipas tij, regjimi iranian ka sulmuar më herët Shqipërinë, përfshirë edhe sulmin e vitit 2022, dhe incidenti i fundit tregon se duhet rritur vigjilenca. Çështja është diskutuar edhe në kuadër të NATO, ndërsa ministri theksoi se Shqipëria ndihet e sigurt falë mbështetjes së aleatëve.“Regjimi i Iranit do të përdorë çdo mjet kundër Shqipërisë. Ne kemi ngritur çështjen në NATO dhe kemi garanci se nuk jemi vetëm”, deklaroi Hoxha.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme