Politika 29 January 2026, 11:36 Nga VNA

Intervistohen 8 kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës

Ndaje në Whatsapp
Intervistohen 8 kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm

Këtë të enjte, në ambientet e Ministrisë së Brendshme, zhvillohet procesi i intervistimit të tetë kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.

Ermal Onuzi dha dorëheqjen më 3 qershor të vitit të kaluar, pas vetëm 9 muajsh në krye të Gardës së Republikës.

Sipas njoftimit zyrtar, intervistimi i kandidatëve do të kryhet sipas rendit alfabetik. Kandidatët janë: Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.

Mes kandidatëve spikasin disa emra të njohur. Denis Deliu është ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili hyri në Kuvend pas dorëheqjes së Lefter Maliqit, ndërsa prej vitesh ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Faik Basha ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë, por në prill të vitit të kaluar njoftoi largimin nga kjo forcë politike, pak para nisjes së fushatës zgjedhore të 11 majit.

Ndërkohë, Simon Zereci u komandua në krye të Gardës pas dorëheqjes së Onuzit dhe më herët ka mbajtur postin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardë. Liman Hoxha ka shërbyer si drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore në Gardën e Republikës së Shqipërisë.

Procesi i intervistimit pritet të përcaktojë drejtuesin e ri të institucionit përgjegjës për sigurinë e institucioneve dhe personaliteteve të larta shtetërore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme